Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Ish i burgosuri në Guantanamo, Moazzam Begg arrestohet në Britani | |
- Ish i burgosuri në Guantanamo Bay, britaniku Moazzam Begg është në mesin e katër personave të arrestuar në Britani të Madhe për gjoja se ishte duke shkuar për të luftuar në Siri. Sipas “Guardian”, Moazzam Begg është arrestuar të martën në mëngjes në Birmingham i akuzuar për pjesëmarrje në një kamp trajnimi jashtë shtetit. Begg ka qenë në Pakistan me familjen e tij në vitin 2001, kur ai u arrestua dhe iu dorëzua forcave pushtuese amerikane në Afganistan. Ai më pas është transportuar në burgun e Guantanmos në Kubë, ku ishte torturuar për tre vjet për t’u liruar si i pafajshëm në vitin 2005. Pas lirimit të tij, Begg u bë aktivist për drejtësi për të burgosurit e mbetur, duke punuar me organizatën “Cageprisoner” dhe “Koalicionin Ndal Luftës”. Begg ka vazhduar aktivizmin e tij në Siri, duke shkruar në mënyrë të hapur për vizitën e tij në Siri në vitin 2012 me qëllim të hulumtimit të “disa lidhjeve për bashkëpjesëmarrje të britanikëve dhe amerikanëve në torturat në Siri.” Në vijim të vizitave së tij, autoritetet britanike i marrin pasaportën kur ai po përpiqej të udhëtonte nga aeroporti i Heathrow në vitin 2013, me arsyetimin se “nuk ishte në interes publik” që ai të udhëtonte. Begg këmbënguli se vendimi për t’ia marrë pasaportën e tij ishte i motivuar për shkak të punës së tij hulumtuese në Siri. “Jam i sigurt se arsyeja e vetme që unë jam duke u ngacmuar vazhdimisht, që ka filluar shumë kohë para çdo vizite në Siri, është sepse “Cageprisoners” dhe unë jemi në ballë të hetimeve dhe pohimeve të bazuara në prova që qeveria britanike, e kaluara dhe e tanishmja, është bashkëfajtore në tortura”, tha ai./mesazhi:
| |
|