Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Britani, 22 mijë vetë mund ta kenë marrë virusin HIV te dentisti | |
- Skandal mjekësor në Britaninë e Bashkuar! 22 mijë pacientë dentarë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë infektuar me virusin HIV, Hepatit B ose C, pasi kanë marrë shërbime nga një stomatolog që nuk respektonte standardet e higjienës gjatë përvojës së tij 32-vjeçare, raporton "Daily Mail". Stomatologu Desmond D’Mello është pezulluar nga puna, ndërsa shërbimi mjekësor në Angli po kërkon mijëra pacientë për t'u bërë analizat për viruse apo infeksione të rrezikshme. Hetimet nisën kur një 23-vjeçare (foto) humbi jetën pas trajtimit nga stomatologu 60-vjeçar D’Mello, i cili ishte pezulluar nga Këshilli i Përgjithshëm Dentar, pikërisht për shkak të praktikave të varfra higjienike. Një kamerë e fshehtë e vënë në ambientet e punës së tij ka treguar që dentisti nuk pastronte siç duhet pajisjet e punës, përdorte të njëjtën gjilpërë disa herë, ndërsa thuhet se ka shfrytëzuar mjetet të cilave iu kishte skaduar afati përpara 20 vitesh. Kjo ngjarje ka sjellë reagime nga drejtues të organizmave dentarë ndërkombëtarë, të cilët janë shprehur se vënia e jetës së pacientëve në rrezik ishte e pajustifikueshme. Në 25 vitet e fundit, 10 mijë pacientë kanë rezultuar me virusin HIV në Britaninë e Madhe. /shekulli/:
| |
|