Presidenti egjiptian Muhamed Mursi kishte qenë i habitur nga rrëzimi i tij nga ushtria, tha një ish ndihmës presidencial për Anadolu Agency.
"Unë isha ulur me një numër të këshilltarëve kur shefi i grushtit të shtetit lexoi shpalljen në televizionin kombëtar," tha ish-këshilltari për media i Muhamed Mursit. Ahmed Abdeal-Aziz tha për Anadolu Agency se as presidenti dhe as këshilltarët e tij nuk prisnin një veprim të tillë.
I rrethuar nga përfaqësues të ndryshëm politik, por edhe nga krerët fetar si Imami i Al-Azharit Ahmed al-Tayeb, shefi i ushtrisë Abdel-Fatah al-Sisi gjithashtu pezulloi kushtetutën, dhe instaloi kreun e gjykatës kushtetuese si president i përkohshëm.
Menjëherë pas shpalljes televizive, këshilltarët e Mursit nxituan në zyrën e tij për të parë reagimin e vet Mursit dhe kabinetit të tij.
"Ne u falëm së bashku dhe më pas ai kërkoi ng disa prej nesh të mbeteshin, dhe nga disa që të largohen," kujton ish-këshilltari.
Pastaj Mursi regjistroi deklaratën e tij të fundit në një telefon celular, në të cilën ai këmbënguli se vazhdon të jetë president legjitim i Egjiptit, u betua se përfaqëson popullin e vet, dhe kundërshtoi puçin e ushtrisë kundër tij, duke e konsideruar si të papranueshëm.
Menjëherë pas shpalljes së grusht shtetit, ushtria e arrestoi në mënyrë arbitrare Mursin, pa urdhër arresti ndaj tij.
Puçi ushtarak që rrëzoi presidentin Mursi, udhëheqësi i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, u bë pas protestave të koordinuara kundër presidencës së tij, dhe rrëzimi i tij ka të gjitha elementet e komplotit. /mesazhi/