Një zyrtar në Ministrinë e Bujqësisë së Egjiptit zbuloi se eksportet bujqësore të vendit u rritën për 43 përqind gjatë periudhës nga shtatori 2012 deri në fund të korrikut 2013. Kjo është periudha kur presidenti Muhamed Mursi e ka qeverisur Egjiptin.
Ali Issa, Kryetar i të eksporteve bujqësore shpjegoi më tej se eksportet bujqësore Egjiptit gjatë sezonit 2012-2013 arritën në 2 miliardë dollarë, në krahasim me më pak se një miliardë dollarë që pati gjatë sezonit të kaluar.
Issa tha për agjencinë e lajmeve Anadolu se Egjipti kishte eksportuar mbi 3 milion ton të kulturave bujqësore, një rritje kjo prej 32% nga sezoni i kaluar që kishte regjistruar 2.3 milion ton.
Issa tha se rritjet në këto shifra i atribuohen mirëqeverisjes dhe politikave emergjente për bujqësinë, të cilat i kishte implementuar presidenti me qeverinë e tij. /mesazhi/