Një zëdhënës i ekipit mbrojtës të presidentit egjiptian Muhamed Mursi tha të dielën se anëtarët e ekipit do të marrin pjesë në seancën e parë të gjyqit të Mursisë më 4 nëntor vetëm si vëzhgues dhe jo si juristë.
Juristi Mustafa Azab tha se anëtarët e ekipit nuk do ta mbrojnë liderin e rrëzuar gjatë gjykimit, për shkak se kjo e fundit nuk e njeh gjyqin.
“Nuk do të ketë avokatë mbrojtës për presidentin në gjyq," tha Azab.
"Presidenti nuk e njeh gjykatën dhe ekipi i mbrojtjes mbanë po të njëjtin qëndrim ", shtoi ai .
Azab ka ftuar avokatët në mbarë botën për të marrë pjesë në gjykim si vëzhgues për të parë abuzimin e drejtësisë në Egjipt.
Familja Mursi kishte njoftuar më parë se presidenti nuk e njeh legjitimitetin e gjykatës, dhe se ai nuk e miraton e gjykimin.
Edhe pse kanë mbetur vetëm dy javë para fillimit të gjykimit , autoritetet nuk kanë njoftuar vendin ku gjykimi do të mbahet. Mbështetësit e Mursisë dhe pro -demokracisë janë zotuar të bëjnë protesta masive në javët e ardshme.
4 nëntori të jetë paraqitja e parë e Mursisë që nga rrëzimi i tij nga ushtria më 3 korrik.
/mesazhi/