Ministri egjiptian i Çështjeve Fetare (Awqaf) Mokhtar Mohamed Gomaa ka urdhëruar reformimin e Këshillit Suprem për Çështje islamike të el Ez’herit, duke bërë largimin e anëtarëve të cilët kanë përkrahur presidentin Muhamed Mursi.
Një veprim i tillë do të largonte nga Këshilli i Ez’herit mendimtarin e shuqar islam Muhamed Emara dhe mendimtarë të tjerë që përkrahin Vëllazërinë Myslimane.
Ky është vendimi i fundit në një seri masash të marra nga grusht shteti, të cilat synojnë të spastrojnë El-Ez’herin nga përkrahësit e Vëllazërisë.
Në gusht, mendimtari Muhamed Emara publikisht dënoi shpërndarjen e përgjakshme të dy protestave në Kajro, duke e përshkruar si shkelja më e madhe që nga fundi i pushtimit britanik të Egjiptit.
Emara përshkroi goditjen e 14 gushtit, i cili ka marrë jetët e mijëra portestuesve të vdekur dhe dhjetëra mijëra të lënduar, si një masakër të përgjakshme në të cilën ushtria egjiptiane ishte bashkëpjesëmarrëse në vrasjen e njerëzve të vet - të cilët ishin duke protestuar në mënyrë paqësore, për herë të parë në historinë e Egjiptit.
Në një deklaratë të lëshuar të martën, Ministria e Çështjeve Fetare se Ez’heri kishte devijuar nga qasja e moderuar islame, pas emërimit të anëtarëve të Vëllazërisë në postet ministrore gjatë qëndrimit të Mursisë.
Muajin e kaluar, Ministria e Çështjeve Fetare ka ndaluar nga puna e tyre 45.000 imamë xhamish të cilët nuk ishin të diplomuar në Ez’her, intitut ky i konsideruar si më i larti i mësimit fetar në botën myslimane.
Ky veprim është një përpjekje nga ana e qeverisë ushtarake për të parandaluar kundërshtarët politik - sidomos Vëllazërinë myslimane - nga dalja në skenën publike, qoftë kjo edhe në minberet e xhamive. /mesazhi/