Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Hiqen sanksionet ndaj familjes Millosheviq | |
- Bashkimi Evropian ka shfuqizuar sanksionet ndaj presidentit të ish- Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq, familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve politikë. Në vitin 2000 janë ngrirë asetet e Millosheviqit, gruas së tij Mirjana Markoviq, birit të tij Marko, ish presidentit serb Milan Milutinoviq dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Dragoljub Ojdaniq. Një burim i BE-së ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se sanksionet janë hequr për shkak se këta persona nuk përbëjnë më rrezik për Bashkimin Evropian. Millosheviq, është akuzuar për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë gjatë viteve të 90-ta. Ai po ashtu është përballur me akuza për gjenocid gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, ku kanë vdekur 100.000 njerëz. Millosheviq është gjetur i vdekur në qendrën e paraburgimit në gjykatën e Hagës më 11 mars 2006.:
| |
|