Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë përpjekjet e presidentit të ri të Iranit, duke e konsidetuar atë si "ujk në veshje të deleve". Ai deklaroi se Izraeli ishte i gatshëm të veprojë i vetëm kundër programit të Tehran për armë atomike.
Në një fjalim që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Netanjahu tha se nuk gënjehet nga fjalët e presidentit iranian Hassan Rouhan , presidentit centrist i Iranit i cili ka bërë propozime diplomatike ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe foli me telefon me presidentin Barak Obama, duke shënuar bisedën e parë mes presidentëve të dy vendeve në 34 vitet e fundit.
"Rouhani nuk do që të tingëllojë si Ahmadinexhad," tha Netanyahu, duke iu referuar paraardhësit të tij i cili i takonte vijës së ashpër.
"Por, kur është fjala për programin bërthamor të Iranit, dallimi i vetëm midis tyre është ky: Ahmadinexhad ishte një ujk në veshje të ujkut, ndërsa Rouhani është një ujk në veshje të deleve”.
"Kjo është një hile," shtoi Netanjahu. "Kjo është një dredhi."
" Mos lejoni presion nga lart," tha Netanyahu, duke shtuar se marrëveshja e vetme që mund të bëhet me Rouhanin ishte shkatërrimi i plotë i programit bërthamor të Iranit."
I pyetur në lidhje me fjalimin e Netanyahut, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se "skepticizmi izraelit është i kuptueshëm."
Netanjahu bëri të qartë se Izraeli, vendi i vetëm i cili posedon armatim bërthamor në Lindjen e Mesme, është duke u përgatitur që të përdorë veprimit të njëanshëm ushtarak kundër Iranit.
" Unë dua që të mos ketë asnjë konfuzion në këtë pikë. Izraeli nuk do të lejojë Iranin të krijojë armë bërthamore. Nëse Izraeli është i detyruar të qëndrojë vetëm, Izraeli do të qëndrojë vetëm.
Rouhani, i cili mori detyrën muajin e kaluar pasi u zgjodh në qershor , projektoi një ton më të moderuar nga Irani në forumin botëror të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së javën e kaluar. /mesazhi/