Numri i muslimanëve të vdekur nga dhuna e fundit në Mianmar është rritur në 40, pasi tetë trupa të tjerë u nxorrën nga rrënojat e ndërtesave, njoftoi të martën media shtetërore. Përleshjet e djeshme theksuan edhe më shumë terrorin që po bëhet ndaj Muslimanëve të Mianmarit, dhe ngjalli frikë për përsëritjen e gjenocidit që ka ndodhur dy vite më parë. Në një deklaratë në televizion, të hënën vonë, qeveria Mianmar bëri thirrje për t'i dhënë fund ekstremizmit, duke aluduar kështu në krimet që budistët po i kryejnë ndaj muslimanëve. Qeveria burmeze është përballur me presionin e fortë ndërkombëtar mbi trazirat, të cilat sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka zhvendosur më shumë se 12.000 njerëz. Dhjetëra persona janë arrestuar në lidhje me dhunën që u shkaktua, duke përfshirë edhe murgjit budist të cilët përveç tjerash kanë kërcënuar gazetarët që vizitonin qytetin. /mesazhi/[justify]