Fuqizimi i të Drejtave, grup me bazë në Bangkok,thotë se të paktën 40 muslimanë u masakruan në Mianmar javën e kaluar.Forcat e sigurisë në perëndim të Mianmar masakruan të paktën 40 muslimanë javën e kaluar, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ka thënë një grup i të drejtave të njeriut të enjten, duke cituar dëshmi nga dëshmitarët, pavarëshisht mohimeve zyrtare për vrasje.
Fuqizimi i të Drejtave, grup me bazë në Bangkok, ka thënë se ka folur me dëshmitarë dhe burime të tjera të besueshme të cilët konfirmuan masakrën e cila është prej incidenteve më vdekjeprurëse në shtetin perëndimor Rakhine që nga tetori i vitit 2012, kur budistët luftuan pakicat muslimane Rohinja.
“Numri aktual i vdekjeve mund të jetë më i lartë, por informatat janë të kufizuara nga qeveria,” ka thënë grupi në një deklaratë.
Forcat e sigurisë rrethuan fshatin Du Char Yar Tan, ku ndodhi sulmi, pasi banorët muslimanë gjoja kishin rrëmbyer dhe vrarë një polic, sipas banorëve të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të frikës nga hakmarrja. Muslimanët e shqetësuar shumica u larguan, ushtarët dhe policia nuk bën asgjë për t’i ndaluar budistët të cilët hynë në fshat me thika dhe armë, duke sulmuar gra dhe fëmijë.
Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara, Navi Pillay të premten u ka bërë thirrje autoriteteve në Mianmar që të hetojnë vrasjet e bëra nga budistët.
" Duke iu përgjigjur këtyre incidenteve shpejt dhe me vendosmëri, qeveria ka mundësi për të treguar transparencë dhe përgjegjësi, e cila do të forcojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Mianmar, " tha Pillay, duke shprehur keqardhjen për sulmet dhe vrasjet.
Që nga shpërthimi i dhunës në shtetin Rakhine në qershor të vitit 2012, me qindra janë vrarë, të paktën 145,000 muslimanë Rohinja janë zhvendosur, dhjetëra mijëra kanë nevojë të madhe për ndihma humanitare. Një vit e gjysmë pas fillimit të dhunës, muslimanët e zhvendosur në shtetin Rakhine ende nuk kanë strehim adekuat, ujë të pijshëm, kanalizim dhe kujdes shëndetësor.
Muslimanët Rohingya nuk njihen si qytetarë të Mianmar-it sipas Ligjit mbi Shtetësinë e vitit 1982./mesazhi/