Sa Do Të Jetë Mosha E Femrave Në Xhenet?
Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Pejgamberi (salallahualejhiveselem) kur flet për banorët e Xhenetit, thotë se ata do të jenë: “Në moshën tridhjetë e tri vjeçare”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë)
Kështuqë, në hadith nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet moshës së meshkujve dhe femrave, andaj edhe kuptohet se të gjithë do të jenë në një moshë, duke mos pasur dallim në vitet e tyre.
Allahu e di më së miri.
Omer Bajrami