Në të gjitha xhamitë e Turqisë do të ndërtohen mahfile të veçanta për
gratë. Mustafa Çağrıcı, myftiu i Stambollit tha se “Gratë kanë të
drejtë të prezentojnë në xhami dhe të kryejnë lutjet”, kështu që në një
afat të shkurtër do të ndërtohen mahfile të veçanta për gratë në të
gjitha xhamitë e vendit.
Nuk e pranueshme që gratë të lihen anash, ata duhet të jenë të barabartë me burrat edhe në xhami.
Ndër problemet e grave në Turqi që duan të kyçen në aktivitetet
fetare është mosekzistenca e pjesëve të veçanta në xhami, kështu që
punohet me shpejtësi për të zgjidhur këtë problem.