Presidenti rus Vladimir Putin tha se Islami ishte një nga komponentët e rëndësishme të kulturës ruse.
Putin u takua me myftinjtë e Bordit Musliman Rus në Ufa dhe tha se Islami ishte një kod i ndritur i kulturës ruse, duke shtuar se ka shumë burra shteti myslimanë, shkencëtarë, ushtarë dhe biznesmenë që kanë një rol të rëndësishëm në historinë ruse, shkruan Televizoni Nacional i Truqisë TRT.
Putin theksoi se keqkuptimi i Islamit duhet të parandalohet, dhe se shteti dhe publiku duhet të bashkëpunojnë në këtë kontekst.
“Fetë sot në të gjithë botën duke përfshirë edhe Islamin po përpiqen të jenë të politizuara. Në këtë kontekst janë edhe disa sfida të dala brenda shtetit rus dhe komunitetit musliman. Këto sfida mund të tejkalohen përmes bashkëpunimit të shtetit dhe publikut “, tha Putin.
Putin gjithashtu tha se ata nuk do të lejojnë që miqësia në shoqërinë ruse të thehet dhe të denigrohet. Bashkësia muslimane ka një rol të rëndësishëm kundër këtij kërcënimi, theksoi Putin.