Saksonia e Ulët në Gjermani mblodhi përfaqësuesit e institucioneve islame për të filluar bisedimet që Islami të njihet si fe zyrtare.
Duke vënë në dukje se myslimanët në Saksoni të Ulët janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, kreu i Saksonisë tha se qeveria dëshiron për të treguar respektin ndaj myslimanëve.
“Ne kemi rreth 30 çështje mbi të cilat ne dëshirojmë të diskutojmë dhe të biem dakord mbi disa detaje. Ne do të donim për të nënshkruar një kontratë e cila mund të vendosë një shembull për krahina të tjera të mëdha", tha kreu i Saksonisë.
Ai vuri në dukje se 6.7 për qind e atyre që jetojnë në krahinën Saksonia e Ulët ishin myslimanë, duke shtuar se ata janë të kënaqur që kanë nënshkruar një kontratë paraprake e cila do të lejojë që ata të përfitojnë të drejtat e tyre njësoj si të krishterët. /mesazhi/