Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] S’do të ulet zëri i ezanit | |
Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdylaqim Ademi, është shprehur se debati për lartësinë e zërit gjatë thirrjes së ezanit është i panevojshëm, pasi ezani nuk pengon aspak në zhurmshmërinë dhe jetën e përditshme. Komenti i ministrit Ademi vjen pasi dikasteri që drejton ai nga disa media maqedonase u apostrofua përgjegjës për kontrollin e nivelit të zërit. Deri te Ministria e Ambientit nuk ka arritur asnjë parashtresë në lidhje me ezanin dhe shpresoj të mos ketë, theksoi ai. “Mendoj që është një debat që nuk ia vlen, sepse nuk ka të bëjë aspak me zhurmën ose me atë që quhet pengesë në jetën e përditshme. Kompetencat për këtë janë kryesisht të komunave, në këtë rast të Qytetit të Shkupit dhe komunat e tjera, sepse ata janë kompetentë për të ndjekur nëse tejkalohet zhurma. Nëse komunat nuk ndërmarrin asnjë aktivitet, atëherë kyçet ministria jonë. Mirëpo, në këtë rast ne nuk kemi asnjë parashtresë nga asnjë qytetarë apo institucion dhe shpresoj të mos ketë paraqitje sepse nuk ia vlen”, tha ministri Ademi. Organizata joqeveritare “Iloja” ka dërguar peticion në Komisionin për marrëdhënie mes bashkësive fetare për uljen e zërit të ezanit, kurse kryetarja Valentina Bozhinovska është shprehur se e njëjta duhet të shqyrtohet. Mirëpo, ky qëndrim i Bozhinovskës është hedhur poshtë nga Bashkësia Fetare Islame, duke theksuar se nuk pranojnë kurrfarë bisedash për uljen e zërit të ezanit. | |
|