Feja islame është në rritje e sipër në Zambi, pasi çdo vit dhjetëra mijëra njerëz konvertohen në Islam.
"Islami nuk është një fe e komplikuar. Ndryshe nga fetë e tjera që njihen në Zambi, Islami është i lehtë për ta kuptuar dhe vepruar, u shpreh një i konvertuar për agjencinë Anadolu Agency.
Ai pohoi se shumë të rinj si ai ishin kthyer në Islam, me shpresën e arritjes së paqes shpirtërore .
"Islami na mëson që të përqëndrohemi në gjëra që kanë rëndësi të madhe," shtoi ai.
" Për mua, gjëja që ka më shumë rëndësi është zbatimi i obligimeve për hir të Allahut, çdo ditë të jetës sime."
Suzgo Zimba, president i Këshillit të Lartë Islamik të Zambias, konfirmoi se banorët ishin duke e përqafuar besimin islam me të madhe.
Si dëshmi, ai përmendi rritjen e numrit të zonave të lutjes në xhami, dhe zgjerimin e hapësirave që ishin prezente.
Chavama, një vendbanim në kryeqytetin Lusaka, ka gjashtë xhami që janë ndërtuar kohët e fundit.
"Por situata nuk është e mirë në fshatra rurale, ku mungojnë xhamitë" shtoi ai, por pranoi se rritja e të konvertuarve në këto zona ka pasur një zhvillim të paparë.
"Në çdo rreth në të gjithë vendin po ndërtohen xhami për tu mundësuar njerëzve të mbledhen për namaz ", tha Zimba. "Kjo tregon shkallën me të cilën Islami po rritet në Zambi. "
Ai vazhdoi të theksoj se të rinjtë përbënin shumicën frekuentuesve të xhamive të reja.
"Në xhamitë e ndërtuara në qytete, që ju të gjeni të rinj që falin namazin më shumë sesa njerëzit e moshuar, " shpjegoi ai. Ndonëse ende nuk ka arritur të ketë përqindje të madhe, popullata myslimane në Zambi është e përbërë kryesisht nga të rinjtë.
Muslimanët përbëjnë më pak se 1% të popullsisë së përgjithshme të 11 milion banorëve të Zambisë. Ndonëse zyrtarisht njihet si një "komb i krishterë", ekziston liria e fesë dhe muslimanët në përgjithësi janë të pranuar në shoqëri.
/mesazhi/