Kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, morri pjesë në iftarin që e organizoi Fondacioni për pajtim dhe zhvillim shoqërorë. Fondacioni organizoi një iftar me rastin e agjërimit në njërin prj muajve të shenjtë në islam, Muharem, ku në këtë iftar morri pjesë edhe kryeministri turk.
Gjatë fjalimit që e mbajti pas iftarit, Erdogan tha: “Do të jemi shumë të kujdesshëm ndaj atyre që mundohen të mbjellin përçarjen brenda shoqërisë sonë.
“Nuk do të heqim dorë nga gjuha e zemrës, të cilën e kemi kultivuar me vite për të pranuar gjuhën e diskriminimit që na e sjell politika. Të gjitha kurthet e vendosura para unitetit tonë janë të dënuara për të dështuar nëpërmjet lutjeve tona,” tha Erdogan, duke shtuar se muslimanët në këtë moment janë në luftë me njëri tjetrin, nëpërmjet dallimeve sektare. Ai në fund deklaroi: “Ai që është drejtuar kundër të pafajshmëve, është në anën e Jezidit