Presidenti egjiptian Muhamed Mursi u tha avokatëve të tij se nuk mund të ketë pajtim me zyrtarët që janë përgjegjës për gjakderdhjen ndaj protestuesve paqësor.
Avokatët e Mursit të cilët e vizituan atë dje në burgun Borg al- Arab të Aleksandrisë, diskutuan strategjinë ligjore, duke pasur parasysh refuzimin e kreut të rrëzuar për të pranuar përfaqësim formal.
Por sipas avokatëve, asnjë marrëveshje nuk është arritur. Mursi ka insistuar se ajo çfarë i është kurdisur atij ishte një grusht shteti ushtarak dhe tradhti ndaj Zotit por edhe ndaj popullit egjiptian.
" Vendi ynë do të ruajë stabilitetin e tij të humbur vetëm kur njerëzit të kuptojnë se ajo që ndodhi ishte një grusht shteti ushtarak, dhe thjeshtë një tradhti ", tha Mursi në një mesazh për popullin egjiptian, mesazh i cili u përcoll nga avokatët e tij.
"Ne do të kthehemi në stabilitetin e humbur vetëm kur të gjitha efektet e grushtit të shtetit të jenë eliminuar, dhe autorët e masakrave të dalin para drejtësisë ," theksoi Mursi .
Mursi gjithashtu u drejtua me një mesazh ku tha se “gjaku im nuk është më i çmuar se sa i atyre që u martirizuan në ndjekje të lirisë dhe legjitimitetit demokratik".
Avokatët e Mursit thanë se ai qëndron i patundur në qëndrimet e tij, dhe refuzon t'i përgjigjet pyetjeve të hetuesve. /mesazhi/