Kriza në Siri është në agjendën e samitit të disa shteteve anëtare të Ligës Arabe, që mbahet sot në Bagdad të Irakut.
Raportohet se në samit do të mbështetet armëpushimi ndërmjet qeverisë së Sirisë dhe grupeve opozitare, por nuk pritet që presidentit Bashar al-Asad t’i bëhet thirrje për tërheqje nga ky post.
Siria, e cila ishte suspenduar nga anëtarësimi në Ligën Arabe, për shkak të konfliktit që po zgjat tash e një vit, tashmë ka thënë se do ta refuzoj çfarëdo nisme të këtij samiti.
Për shkak të sulmeve të shpeshta me bomba në Bagdad, shumica e liderëve të vendeve anëtare të Ligës Arabe nuk marrin pjesë në samit, që organizohet nga qeveria e Irakut./rfe/