Mendimtari me prejardhje egjiptiane,
Tarik Ramadan thotë se protestat e opozitës egjiptiane kanë ardhë deri aty sa më nuk ka kthim prapa.
Nipi i revolucionarit të madh musliman
Hasan Al Benna, z. Ramadan në një intervistë me gazetën turke
‘Zaman’ thotë se nëse opozita tërhiqet, atëhërë fundi do të jetë i përgjkashëm dhe do të ketë vrasje të mëdha.
Tarik Ramadan theksoi se opozita nuk duhet të
pranojë që Hosni Mubaraku të qëndrojë në pushtet deri në shtator, sepse
kjo periudhë do të ketë pasoja të paparashikueshme për popullin
egjiptian, veçanërisht për organizatorët e protesave.
Tarik Ramdan në këtë intervistë foli edhe për lëvizjen
‘Vëllezërit Muslimanë‘ dhe shtoi se nuk ka asnjë lidhje me këtë grup.
“Anëtarët e vjetër te ketij grupi janë të afërt me vehabizimin e
Arabisë Saudite, kurse të rinjtë anojnë më tepër kah Partia për
drejtësi dhe zhvillimin e kryeministrit turk, Rexhep Tajip Erdogan“, shtoi mendimtari i njjohur musliman,
Tarik Ramadan./irib/