Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Apel i opozitës siriane në Gjermani Sat 11 Feb 2012 - 14:53 | |
| - Cito :
Ndërsa njerëzit në Homs, Hama, Aleppo dhe Deraa po vdesin, opozitarët sirianë jashtë vendit po përpiqen për të organizuar ndihma dhe mbështetje për qytetarët e qyteteve ku luftohet. "Kemi të bëjmë me shkelje masive të të drejtave të njeriut", tha Ferhad Ahma, anëtar i Këshillit Kombëtar të Sirisë, në një konferencë shtypi në Berlin. "Bëhet fjalë për përdorimin e tankeve, të mortajave, të artilerisë kundër spitaleve, shtëpive, shkollave, kundër popullatës së thjeshtë civile, që ka vendosur të dalë në rrugë për një jetë në dinjitet dhe liri pas 50 vitesh diktaturë." - tha Ferhad Ahma.
Opozita siriane në mërgim i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur opozitën siriane. Ne nuk kërkojmë ndërhyrje ushtarake, theksoi Hozan Ibrahim, anëtar i Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Kombëtar sirian. Synimi është izolimi politik i regjimit në Damask: "Ne kemi nevojë për mbështetje reale nga komuniteti ndërkombëtar dhe për këtë arsye ne kërkojmë, sidomos nga qeveria gjermane të njohë Këshillin Kombëtar sirian si përfaqësues i vërtetë i popullit sirian, të delegjitimojë regjimin sirian duke e shpallur atë si të papranueshëm dhe të dëbojë ambasadorin."
Ne e përshëndesim vendimin e qeverisë federale gjermane për të dëbuar nga Gjermania katër diplomatë sirianë, shtoi Ferhad Ahma. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Edhe ambasadori duhet të dëbohet. Përveç kësaj, ne i kërkojmë Berlinit të ndërpresë marrëdhëniet me regjimin në Damask dhe të mbrojë refugjatët sirianë në Gjermani.
Në Gjermani jetojnë rreth 32.000 vetë që kanë pasaportë siriane, qindra prej tyre duhet të largohen nga Republika Federale e Gjermanisë për shkak të vendimeve të gjykatave në lidhje me lejen e qëndrimit apo të drejtën e azilit. Ahma vetë jeton në Gjermani që nga viti 1996. Por edhe në mërgim larg atdheut të tij, ai nuk është i sigurt. Dhjetorin e kaluar ai u sulmua në banesën e tij në Berlin dhe u rrah nga burra të paidentifikuar. Ai beson se ata ishin njerëz të regjimit të Asadit./dw/ | |
|