Shefi i Koalicionit Kombëtar Sirian, për herë të parë, vizitoi kryengritësit në zonat e mbajtura pranë qytetit të Aleppos, në veri të Sirisë. Mouaz al-Khatib u takua të dielën me Sirianët që jetojnë në periferi të Aleppos, vend që kontrollohet nga opozita. Një deklaratë e koalicionit thotë se qëllimi i udhëtimit të tij në vend ishte për të inspektuar kushtet e jetesës së banorëve atje. Opozita kontrollon zona të mëdha të tokës rreth Aleppo, dhe disa zona brenda qytetit, ndërsa qeveria mban kontroll të disa zonave të tjera.[justify]