Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Medreseja “Isa Beu” në ilegalitet Tue 8 Feb 2011 - 8:45 | |
| Nxënësve të cilët përfundojnë shkollën e mesme islame, “Medreseja Isa Beu” nga ky vit nuk do tu lejohet regjistrimi në universitetet shtetërore me këtë diplomë. Drejtori i kësaj shkolle, Ibrahim Idrizi thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem për nxënësit e kësaj shkolle të regjistrohen në universitete shtetërore por nga ky vit ata nuk do të mund ta bëjnë këtë gjë. “Shkolla jonë ka marrë leje për funksionim që nga viti 1984, kurse tani na thonë që nuk jemi të regjistruar në regjistrin e shkollave të mesme dhe për këtë arsye nxënësit tonë nuk do të mund të regjistrohen në universitetet shtetërore”, tha Idrizi. Ai shtoi që tani më tetë muaj kërkon zgjidhje të këtij problemi, por askush nuk pranon të takohet me të. “Që kur e kam kuptuar që nxënësit tanë gjatë këtij viti do të kenë problem të regjistrohen në universitete, kam kërkuar që të takohem me ndonjë nga Byroja për zhvillimin e arsimit, me sekretarin shtetëror të MASH-it por që tetë muaj nuk kamë marrë përgjigje. Ata më anashkalojnë dhe nuk i japin rëndësi kërkesës tonë”, theksoi Idrizi, sipas tij në këtë shkollë asnjëherë nuk është investuar nga MASH-i dhe ajo ekziston falë BFI-së dhe donacioneve tjera që jepen për funksionimin e saj. “Deri më tani MASH nuk ka investuar asgjë në këtë shkollë. Kemi kërkuar që edhe shkolla jonë të furnizohet me kompjuterë, por na kanë refuzuar kërkesën. Gjithashtu kemi kërkuar që nxënësve tanë tu paguhet rruga, pasi shkolla e mesme është bërë e obliguar, por përgjigjja e kësaj kërkese sërish ishte negative”, tha Idrizi.
Drejtori i kësaj shkolle shtoi se ka raste kur prindërit janë dënuar se nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë të mesme, kurse fëmijët e tyre kanë qenë duke ndjekur mësimin në shkollën e mesme islame. “Nuk e kuptoj se pse tani po na bëhet kjo gjë. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem. Dënohen prindërit se nuk i kanë dërguar fëmijët në shkollë të mesme kurse ata nxënës janë regjistruar tek ne. Shkollën tonë nuk e zënë si shkollë të mesme, kjo është katastrofale për popullin tonë dhe fatkeqësisht askush nuk na del në ndihmë”, tha Idrizi. Sipas tij e gjithë kjo situatë është krijuar jo për faktin kjo shkollë nuk është regjistruar në Regjistrin e shkollave të mesme, por për shkak se numri i nxënësve që tregojnë interes për tu regjistruar në shkollën e mesme islame, “Medreseja Isa Beu” shkon duke u rritur, kurse numri i nxënësve që regjistrohen në shkollën e mesme të teologjisë ortodokse shkon duke u zvogëluar dhe në këtë mënyrë sipas Idrizit duan të hakmerren ndaj kësaj shkolle.
(LAJM) | |
|