Shejh Muahmmad Al-Saghir,
një nga dijetarët e Az’harit , në një deklaratë për televizionin
Al-Arabia, ka shfretëzuar rastin për ta ftuar presidentin e Egjiptit,
Hosni Mubarak, që të veprojë, siç veproi Othmani r.a.
Ai tha se dëshiroj që ta përkujtojë Mubarakun se Othman ibn Affani,
Kalifi i tretë i muslimanëve, lëshoi pe para protestuesve, edhe pse këta
të fundit nuk kishin të drejtë. Othmani r.a., me ç’rast kishte
deklaruar:
“Nuk dua të derdh gjakun e muslimanëve për shkakun tim”.
“Othmani këtë e tha për njerëzit, të cilët nuk ishin në anën e
drejtësisë. Për kundër kësaj, njerëzit që kanë dalë, sot, në rrugët e
Egjiptit, luftojnë për të drejtat e tyre elementare, andaj të ftojë që
të lëshosh pe”, ka shtuar shejh Al-Saghir, duke iu drejtuar presidentit
Mubarak.
Ai i bëri thirrje presidentit egjiptian që të kurorëzojë vendimin e
marrë dhe të tërhiqet tani, e jo në shtator, duke theksuar se
zëvendëspresidenti i vendit mund ta zëvendësoj atë deri në zgjedhjet e
parapara pas gjashtë muajve.
(Breziiri)