Dr. Muhamed El Baradej, kryetar i Asamblesë kombëtare për ndryshime
dhe ish drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike dhe
fitues i çmimit Nobel, para se të niset nga Vjena për në Egjipt, është
shprehur: “Mubaraku ka shfrytëzuar vendin për tridhjetë vjet, shpresoj
të ketë ardhur koha që kryetari aktual i Egjiptit, Husni Mubaraku, të
shkojë në pension”, transmeton agjencia e lajmeve Rojters.
“Mendoj se nesër ( në ditën e xhuma) në të gjitha qytetet e Egjiptit do të ketë demonstrata masive, e edhe unë do të jem me ta.”
Ai bëri thirrje që demonstratat të jenë paqësore. “Përmes këtyre
demonstratave njerëzit do të thyejnë kulturën e frikës, dhe me thyerjen e
kulturës së frikës, më nuk ka kthim prapa.”
Baradeji edhe njëherë konfirmoi se do të jetë në mesin e
demonstruesve, porse nuk do të jetë personi që do të udhëheq
demonstratat.
(Breziiri)