Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Abaz: Nëse krijohet shteti palestinez unë dal në pension Sun 15 May 2011 - 12:11 | |
| Presidenti palestinez Mahmud Abaz, në një intervistë të botuar të shtunën la të kuptohet që ai mund të japë dorëheqje gjatë këtij viti, në qoftë se e plotëson objektivin e tij politik, që përfshinë edhe krijimin e një shteti palestinez. “Kur unë jam zgjedhur, programi im ka qenë: më shumë siguri, zhvillimekonomik dhe social, arritja e pajtimit ndër palestinez dhe pastaj pavarësia e vendit tim,” tha ai duke shtuar se “këtë vit është e mundur për ta arritur këtë.” “Pastaj unë do të dal në pension”, ka thënë Abaz në një intervistë dhënë gazetes italiane La Repubblica.Ai përsëriti nëse nuk ka përparim në bisedimet e paqes me Izraelin, të cilat janë të ngrira që nga shtatori, palestinezët në mënyrë të njëanshme do të kërkojnë njohjen e shtetësisë nga Kombet e Bashkuara në shtator.Abaz u zgjodh president i autoritetit palestinez në vitin 2005. | |
|