Një sondazh i zhvilluar dhe i publikuar vetëm kohët e fundit, tregon se shumica e izraelitëve e mbështesin shtetin palestinez të pavarur, gjë të cilën e shohin si një rast paqeje dhe komunikimi mes shtetit hebre dhe palestinezëve.
Sipas sondazhit, 53% e izraelitëve kanë votuar pro shtetit palestinez, ndërkohë që 38% e refuzuan. Me gjithë mbështetjen e shumicës për krijimin e shtetit palestinez, 54% e të anketuarve u përgjigjën se ishte e pamundur arritja e një paqeje mes dy palëve./ardhmeriaonline/