Organizata
e Kombeve të Bashkuara deklaroi se autoriteti palestinez në Bregun
Perëndimor është i gatshëm të funksionojë si një shtet.
Robert Serri, Përfaqësuesi i Posaçëm për Lindjen e Mesme i Sekretarit
të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, në mbledhjen e Këshillit të
Sigurimit me temë Lindjen e Mesme qëndroi mbi problemin
Izrael-Palestinë.
Pasi theksoi se bëhet fjalë për një nyjë gordiane politike, Serri
tërhoqi vëmendjen se për arritjen e marrëveshjes nevojitet ndërhyrja e
shoqërisë ndërkombëtare.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Ban Ki-Munit nënvizoi se palestinezët u vunë
në lëvizje për njohjen e tyre si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të
OKB-së, që do të mbahet në muajin shtator, veçanërisht pas qëndrimit të
Izraelit lidhur me vendbanimet e kolonëve çifutë.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i Gjermanisë në këtë mbledhje, Verner
Hojer vuri në dukje se vendi i tij mbështet një shtet palestinez të
pavarur dhe se herët a vonë Palestina do të bëhet anëtare e OKB-së.
Hojer u shpreh se për të fituar pavarësinë Palestina duhet t’u kthehet pazarllëqeve me Izraelin.
Kurse përfaqësuesi palestinez, Rijad Mansur theksoi se objektivi i
tyre final është anëtarësimi në OKB, synim ky që do ta arrijnë me
doemos./trt/