Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Az’hari është për një shtet modern, jo fetarë Wed 22 Jun 2011 - 20:16 | |
| Universiteti i famshëm sunit Al-az’har me seli në Kajro, të hënën ka filluar një debat mbi Egjiptin post Mubarak, duke u shprehur për një shtet “demokratik dhe modern”, që do t’i garantonte shenjtërit e feve monoteiste.
Imami i Al-az’harit shejh Ahmed Tajib në një konferencë për mediat, paraqiti një dokument që është përgatitur nga intelektualët dhe universiteti Az’har, qëllimi i të cilit është të përcaktoj “marrëdhëniet e islamit dhe shtetit në këtë fazë delikate”.
Dokumenti i tillë përkrah “krijimin e një kushtetute demokratike moderne” e bazuar në parimin e ndarjes reciproke të pushtetit, i cili do të garantonte barazinë e qytetarëve, ka deklaruar shejh Ahmed Tajib.
“Islami në civilizimin dhe historinë e tij, nuk e ka njohur atë çka në kulturat tjera njihet si shteti klerik fetarë i cili ka udhëhequr popullin dhe për shkak të së cilit njerëzimi ka pësuar në disa periudha historike”, shtoi ai.
Megjithatë, parimet e sheriatit islam në të ardhmen duhet të jeni “burimi kryesorë i legjislacionit”, siç është tani, ndërsa pjesëtarët e feve tjera monoteiste mund të kenë gjykatat e tyre në lidhje me çështjet e statusit personal, tha Tajib.
Dokumenti bën thirrje për “mbrojtjen e vendeve të kultit për fetë monoteiste, ndërsa nxitjen e urrejtjes fetare dhe racizmit i konsideron krim ndaj njerëzimit.”
Ky dokument publikohet në një kohë kur Egjiptin e kanë kapluar debate të nxehta në lidhje me të ardhmen e institucioneve të saja dhe forcimin e “vëllazërisë myslimane”, si dhe ndikimin në rritje të selefistëve.
(Breziiri) | |
|