Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] OKB, bisedime me Asadin për krijimin e "zonave të sigurta" | |
- I dërguari i OKB-së i ngarkuar me zgjidhjen e luftës civile siriane ka mbajtur "diskutime konstruktive" me kreun e regjimit Bashar Al Asad, mbi një plan për krijimin e "zonave të sigurta", me qëllim për të ndaluar luftën në vazhdim. Lajmin e bëri të ditur Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. "Steffan de Mistura merr parasysh qëllimin e autoriteteve siriane për të punuar me Kombet e Bashkuara dhe për të identifikuar një bazë të përbashkët për zbatimin e propozimin e “zonave të sigurta", duke filluar me qytetin e Aleppo," thuhet në një deklaratë. De Mistura ishte në kryeqytetin sirian të Damaskut të dielën, në vizitën e tij të tretë që kur ai u emërua në këtë post në muajin korrik. Ai përmendi një "plan veprimi" që parashikon krijimin e një zone të veçantë në Alepo, në të cilën lufta do të ndalet, duke çuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe ndërtimin e një procesi politik në nivel lokal. "I dërguari i posaçëm dhe ekipi i tij kanë për qëllim të vazhdojnë për të punuar jashtë modaliteteve për një armëpushim në qytetin e Aleppos, përmes diskutimeve të mëtejshme me autoritetet siriane, dhe për të intensifikuar konsultimet me të gjitha palët e interesuara", lexohet në deklaratë. Aleppo është një pikë qendrore e luftës civile, dhe qendra më e populluar e Sirisë. Qytetit mbetet i rrethuar në një anë nga regjimit të Bashar al-Asad dhe në anën tjetër nga militantët e ISIS. Konflikti në Siri, i cili filloi në mars 2011, ka marrë jetët e më shumë se 200.000 personave, dhe rreth 11 milion njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare brenda vendit. /mesazhi/:
| |
|