Rezultatet e studimit të kryera nga profesorë dhe hulumtues të Institutit për Kërkime Sociale në Universitetin e Miçiganit në SHBA, kanë treguar se shumica e muslimanëve në botë pajtohen se femrat duhet të mbajnë shami
Në studimin e zhvilluar nga janari i vitit 2011 deri më qershor të 2013, ku janë përfshirë 21.143 anketues nga shtatë vende me shumicë muslimane, të tilla si Tunizia, Egjipti, Turqia, Iraku, Libani, Pakistani dhe Arabia Saudite, vetëm 4% mendojnë se femrat nuk duhet të mbajnë shaminë e kokës.
Por, nga ana tjetër, rezultatet kanë treguar edhe dallimin e mendimeve në mënyrën e mbajtjes së shamisë dhe stilit të saj.
Përderisa shumica e të anketuarve në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Pakistan ishin pro shamisë, në Liban 49% e tyre ishin të mendimit se femrat nuk duhet të mbajnë shaminë, por duhet theksuar se 31% e tyre nuk ishin musliman.
Turqia ishte i vetmi vend ku të anketuarit ishin tërësisht muslimanë, por duhet theksuar se 32% prej tyre kishin mendim se femrat nuk duhet të mbajnë shaminë. Pas 90 viteve të kaluara në një shtet sekularist, ku vetëm para dy muajsh është anuluar zyrtarisht ndalimi i mbajtjes së shamisë, fakti që 68% e të anketuarve mbështesin shaminë gjithsesi duhet shikuar si një rezultat i mrekullueshëm.