Këshilli Shtetëror i Turqisë ka aprovuar vendimin për lejimin e bartjes së shamisë për gjykatëset dhe avokatet, dhe ka hedhur poshtë ankesën e Shoqatës së Juristëve të cilët bazohen në rregulloren që ndalon avokatet femra që të mbajnë shaminë kur janë duke punuar.
Gjykata kishte revokuar ndalimin pas një rasti, në të cilën një avokate u diskriminua në monumentin kur autoritetet panë kartën e identitetit, në të cilën ajo mbante shami.
Deri tani, rregulloret e Shoqatës së Avokatëve insistonin që "avokatët dhe avokatet të kryejnë detyrat e tyre pa kapelë apo shami, por gjykata tashmë ka hequr nga neni shprehjen "pa shami". Gjykata tha gjithashtu se vendimi i saj jo vetëm që aplikohet në gjykatore, por edhe në të gjitha zyrat që lidhen me procesin gjyqësor, të tilla si zyrat e nëpunësve, drejtoritë, si dhe zyrat e prokurorive.
/mesazhi/