Myslimanët boshnjakë kanë votuar kundra një oferte për vendosjen e një kryebashkiaku serb në kontrollin e Srebrenicës, qysh nga masakra e 8 000 myslimanëve në fshatin e Srebrenicës, nga forcat serbe të Bosnjes në vitin 1995.
E predominuar kryesisht nga myslimanë, Srebrenica ishte vendi i vrasjes masive më famëkeqe në zemër të Evropës së pas Luftës së Dytë Botërore, ku forcat serbe të Bosnjës, gjatë fundit të luftës së viteve 1992-1995, vranë djemtë dhe burrat myslimanë.
Një parti serbe e Bosnjes, i cila kundërshtonte vendimin e Kombeve të Bashkuara që vrasjet në Srebrenicë përbënin gjenocid, nisi një përpjekje për të fituar postin e kryetarit në zgjedhjet lokale të 7 tetorit.
Shumë boshnjakë e panë perspektivën e marrjes së kontrollit së Bashkisë si një kërcënim për përpjekjet e tyre për të mbajtur gjallë kujtimet e krimeve dhe statusin e një kompleksi përkujtimor ku më shumë se 5 600 viktima te masakrave u groposën.
Kandidati boshnjak, Kamil Durakoviç, i cili udhëhoqi përpjekjet për regjistrimin e 2 000 votuesve që mungonin në lista, u shpall fitues pas numërimit përfundimtar të votave në fundjavë.
“Pa regjistrimin e këtyre votuesve, unë nuk do mundja asnjëherë të fitoja”-u shpreh Durakoviç për agjencinë e lajmeve Reuters. “Duke filluar nga sot, unë do të jem kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve të Srebrenicës”.
Koalicioni i partive serbe u ankua për parregullsi dhe kërkoi një përsëritje të pjesshme të votimit.
“ Vendimi se kush do të udhëheqë qytetin për 4 vitet e ardhshme, u vendos nga njerëz që nuk jetojnë këtu”- tha Rajko Vasiç, një anëtar i lartë i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, e udhëhequr nga lideri i Republikës Sërbska në Bosnje, Milorad Dodik.
Vetëm 15 % e 27 600 rezidentëve mysliman të para luftës, të njohur si boshnjakë, u është mundësuar rikthimi në qytetin e tyre. Shumë të tjerë janë shpërndarë nëpër Bosnje dhe anembanë Botës.
Në vitet e mëparshme, këto boshnjakë u lejuan të votonin në Srebrenicë, por këtë vit ato u ndaluan të bënin një gjë të tillë./Mesazhi/