Një
gjykatë në Holandë ka vendosur që shteti holandez është përgjegjës për
vdekjen e tre boshnjakëve (myslimanë të Bosnjës) gjatë masakrës së
Srebrenicës më 1995 në Bosnjë.
Holandezët ishin përgjegjës për “zonën e sigurisë” të OKB-së në
korrik 1995, kur forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan atë dhe vranë 8
mijë burra e djem myslimanë të Bosnjës, transmeton BBC.
Qeveria holandeze është përballur me disa raste vjetëve të fundit për Srebrenicën.
Ajo gjithmonë ka thënë se trupat janë braktisur nga OKB-ja./KD/