Neo-nazistët grek iu kërcënuan bashkësisë myslimane në këtë vend se do të jenë të “therrur si zogj përderisa nuk shpërngulen nga Greqia”, transmetojnë mediat greke.
Sipas shkrimeve në gazetën “Greek reporter”, në letrën që neo-nazistët grek e kanë dërguar deri te Bashkësia islame në Greqi, myslimanëve grekë u kërcënohen dhe nga ta kërkojnë që në muajin e ardhshëm ta braktisin vendin.
“Vrasës myslimanë, nëse deri më 30 qershor nuk i mbyllni bordelet e juaja në Greqi, do t’ju dërgojmë në ferr. Ata të cilët nuk do ta respektojnë ultimatumin, do të jenë të therrur si zogj në rrugë”, thuhet në letër.
Letra është shkruar në gjuhën greke, angleze dhe arabe.
Nëse myslimanët në Greqi nuk e braktisin vendin gjatë ditëve të ardhshme, do të ketë gjak në të gjitha anët, shkruan në letrën e neo-nazistëve.
Në letër gjendet edhe shenja e organizatës neonaziste “Agimi i artë”, që është e njohur sipas asaj që inspirohet nga Lëvizja e Çetnikëve nga Serbia dhe pjesë të BeH-së.
Gjatë krizës ekonomike të thellë në Greqi, grupi radikal i djathtë “Agimi i artë” u bë shumë e popullarizuar për shkak të shfrytëzimit të retorikës nxitëse kundër ardhacakëve në këtë vend.
Sipas shkrimeve në “Greek reporters”, përfaqësuesit zyrtar të Bashkësisë islame të Greqisë (MAG) kanë deklaruar se kanë marrë letër kërcënuese të dërguar deri te të gjithë myslimanët në këtë vend.
Bashkësia islame do të kërkojë nga autoritetet greke që të gjithë qytetarëve t’ju sigurojë të gëzojnë të drejta të barabarta dhe liri, si dhe myslimanët të mos jenë viktima të partive ekstreme politike.
(INA)