Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Arnoud van Doorn, ish politikan holandez e pranon Islamin Tue 5 Mar 2013 - 16:07 | |
| Arnoud van Doorn, një ish politikan holandez i Partisë së Lirisë Holandeze e kryesuar nga Geert Wilders dhe e njohur për qëndrimet e saj anti-islame, në rrjetin social Twitter kishte postuar dëshminë e Shehadetit "Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij" dhe atë në gjuhën arabe duke filluar kështu një etapë të re të jetës së tij. Arnoud van Doorn, shërbeu si deputet në parlamentin holandez dhe po ashtu ishte edhe anëtar i këshillit bashkiak të Hagës. Ishte përfaqësues i Partisë për Liri e kryesuar nga djathtisti Geert Wilders e që njihet për qëndrimet e tij ekstreme kundër islamit dhe myslimanëve. Nga fundi i vitit 2011 i bashkëngjitej bllokut të pavarur e që sot është përfaqësuese në këshillin komunal të Hagës. Në një intervistë për Al-Jazeera, ai ishte shprehur se vendimi i tij kishte befasuar shumë njerëz dhe kjo për arsye se ai ishte i njohur për ekstremizmin e tij kundër islamit por ajo që është me rëndësi është se vendimi është real. Arnoud, 47 vjeçar, ishte shprehur se: "Të gjithë ata që më njohin për së afërmi e dinë se unë për më shumë se një vit jam duke lexuar dhe duke hulumtuar rreth Islamit dhe këtë e kam bërë përmes librave dhe debateve të ndryshme, ndërsa ata që nuk më njohin mirë janë befasuar nga vendimi im andaj edhe kanë bërë përpjekje që ta diskreditojnë atë". Ai po ashtu shtoi se: "Unë nuk jam tip që gjykojë nga të dëgjuarit apo rrjedhjes së fjalëve, por kjo ka ardhur pasi që jam njoftuar me një koleg timin mysliman në këshillin komunal dhe pas debateve tona të gjata që kemi pas, ai më ka dërguar në një xhami sunite ku kam gjetur një mirësi të lartë. Dhe pas shumë diskutimeve kam marrë vendim që të pranojë islamin, vendimi është plotësisht i lirë dhe jashtë çdo presioni, ai është tërësisht personal andaj edhe nuk dua që dikush të diskutoj rreth tij". Ndërsa rreth asaj se ai kishte qenë anëtarë i një partie të njohur për qëndrimet e saj ekstreme kundër islamit, Arnoud Van Doorn kishte sqaruar se: "Çdo njeri mund të bëjë gabime me jetën e tij por megjithatë mendojë se çdo përvojë e jetës ka një qellim andaj mendojë se edhe përvoja ime në atë parti ndoshta ka ndihmuar në vendimin tim të ri. Kam mësuar shumë nga ajo përvoje andaj edhe jam i bindur se ajo përvoje më ka shtyrë që ta pranoj Islamin dhe kjo për mua është një fillim i ri andaj edhe kërkojë dhe i lutem Zotit që të më ndihmojë në qëndrueshmërinë time në të". Ai kishte marrë shumë komente dhe ishte akuzuar nga shumë njerëz, disa prej tyre e kishin quajtur edhe si tradhtarë. Ndërsa kishte pasur edhe të atillë që e kishin vlerësuar si një vendim të duhur hyrjen e tij në Islam. Rreth tërë kësaj, ai personalisht ishte shprehur se:’’ Njerëzit janë të ndarë në mes të atyre që janë pro, që e refuzuan dhe atyre që kanë qëndrime indiferente ndërsa unë e konsideroje si një vendim tërësisht personal dhe nuk kam për synim që të hyjë në luftë apo në debate mediale". Ndërsa për të gjithë ata që e kishin kritikuar, Doorn në faqen e tij personale në Twitter kishte shkruar: "Është për te të ardhur keq kur sheh gjithë këto komente që burojnë nga urrejtja, përbuzja dhe injoranca ‘’, e ndërsa për përkrahësit e tij kishte thënë: "I falënderoi të gjithë ata që më përkrahën dhe më dhanë mbështetje morale me reagimet e tyre pozitive". Arnoud Van Doorn, islamin e tij e kishte shpallur në xhaminë e sunitëve në Hagë. Xhami kjo e cila ishte si objektiv i ish partisë së tij dhe liderit të saj radikal, ku disa herë ishte bërë kërkesë që kjo xhami të mbyllej dhe Imami i saj, Fevaz Junaid, ishte akuzuar se ishte armik ndaj vlerave holandeze andaj edhe ishte kërkuar dëbimi i tij nga Holanda. Ndërsa gjatë një bisede që e kishte zhvilluar Al-Jazeera me Ebu Ismailin, një prej mbikëqyrësve të pranimit të Islamit nga ana e Van Doorn-it, kishte kuptuar se islami i tij kishte ardhur pas një kërkimi të gjatë dhe një hulumtimi të thellë nga ana e tij. Ebu Ismaili po ashtu ishte shprehur se xhamia e tyre çdo herë i ka dyert e hapura si për Arnoud Van Doorn-in si për të gjithë të tjerët që dëshirojnë të hynë në Islam./mesazhi/[justify] | |
|