"Burrat janë përgjegjës të grave…."
Shejh Selman el-Audah
Përktheu Ardit Kraja
Allahu subhane ua teala thotë: "Burrat janë përgjegjës për gratë,
ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata
kanë shpenzuar nga pasuria e tyre". [Sura el-Nisa: 34]
Çfarë do të thotë që burrat janë "përgjegjësit" e grave?
Për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje, le t'i hedhim një sy fjalës
arabe që ne po e përkthejmë "përgjegjës". Kjo fjalë
është "kau'uamun", shumësi "kau'uam".
Kjo fjalë "kauam", është forma emfatike e fjalës "kajim", që do të
thotë një person i cili drejton punët e të tjerëve. Kajimi është ai
person i cili drejton punët dhe kursin e të tjerëve. Kajimi i një
gruaje është ose burri i saj ose kujdestari i saj (në përgjithësi
babai) ai i cili kujdeset për të dhe sigurohet nëse i janë plotësuar
të gjitha nevojat.
Kur Allahu thotë: "Burrat janë kau'amun të grave..." do të thotë dhe
Allahu e di më mirë, që burrat mbahen përgjegjës për mbarëvajtjen e
punëve të grave dhe janë përgjegjës për gratë nën kujdesin e tyre.
Një burrë, si rezultat, ka përgjegjësinë të kujdeset për gruan e
tij, për ta mbrojtur atë, për të mbrojtur nderin e saj dhe
përmbushjen e nevojave të saja porsa i përket fesë dhe dynjasë së
saj.
Nuk do të thotë, siç shumë njerëz gabimisht kanë supozuar që ai ka
të drejtën të sillet ashpër ndaj tyre, ta detyrojë atë, ta bëjë atë
subjekt të vullnetit të vet, duke ja shtypur individualitetin dhe
kështu me egërsi duke ja mohuar identitetin e saj.
Statusi i tij si përgjegjës është vetëm përgjegjësi, siguri dhe jo
aq shumë në një pozitë autoriteti. Nga ai kërkohet që të përdor
sensin e tij të mendojë më kujdes se çfarë bën dhe të ushtrojë
durimin. Kjo do të thotë që ai nuk mund të veprojë me nxitim dhe pa
kriter në vendimet e tij. Nuk do të thotë që ai mund t'i shpërfill
opinionet e gruas dhe ta nënçmojë personin e saj të mirë.
Pse islami i bën burrat përgjegjës të grave?
Vargu na jep dy arsye pse burrave i është dhënë kjo barrë mbi supe.
Allahu thotë: "...për shkak se Allahu ka preferuar një mbi
tjetrin..." dhe "...për shkak se asaj që ata shpenzojnë në
mbështetje të tyre nga pasuria e tyre".
Një problem ngrihet kur thuhet që burrat janë një preferencë ndaj
grave. Pastaj ne shohim të gjitha ato organizata, fondacione dhe
aktivistë të cilët thërrasin për barazinë e grave të hidhen në
sulm, gati për të debatuar mbi këtë pikë dhe duke përfytyruar të
gjitha llojet e të këqijave në mendimet e tyre. Ndërsa, ata duhet të
pushojnë pak për të kuptuar se çfarë do të thotë kur Allahu
thotë: "....për shkak se Allahu ka preferuar njërin mbi tjetrin".
Kuptimi i saktë duhet të arrihet vetëm nëpërmjet Kur'anit dhe
Sunnetit dhe aplikimit të saktë të tyre.
Ata të cilët e tejkalojnë shqyrtimin e të drejtave të grave dhe
thonë që gruaja në islam është e shtypur dhe që islami nuk i jep
asaj drejtësinë shkojnë deri në atë pikë ku ata i hyjnë në hak vetë
teksteve të Kur'anit dhe Sunnetit. Në emër të "barazisë" ata
kërkojnë konformistet absolut në çështjet e trashëgimisë, qeverisjes
dhe çdo çështje tjetër ku një dallim midis dy sekseve është bërë.
Ngandonjëherë duke i çuar çështjet aq larg sa që pastaj janë burrat
që duhet të shpresojnë për barazi me gratë.
Kjo na çon ne mbrapa tek pyetja se çfarë donte të thoshte. Ai tregon
që ka disa preferenca të trashëguara të burrave mbi gratë, diçka që
është ndërtuar në vetë natyrën e tyre? Dijetarët e komentimit të
Kur'anit kanë ndjekur dy metoda për ta shpjeguar këtë.
Metoda e parë është ajo që e referon vargun te përbërja natyrale e
grave dhe burrave porsa i përket intelektit të tyre, mënyrës së
ndryshme të tyre të mendimit dhe fuqitë e tyre natyrale. Ata
konstatuan që burrat, nga natyra, janë me gjak të nxehtë, janë të
prirur më shumë drejt fuqisë dhe ashpërsisë ndërsa natyra e grave
është më e ftohtë, e prirur më shumë drejt këndshmërisë dhe butësisë.
Metoda e dytë është shikimi nga një anë ligjore, që Allahu ka
detyruara burrat të paguajnë mehur grave që ata dëshirojnë të
martojnë dhe e ka bërë përgjegjës për të shpenzuar dhe furnizuar për
gratë dhe kjo është preferenca që burrat kanë mbi gratë. Allahu ja
ka dhënë Profetsinë vetëm burrave sepse nuk ka patur grua Profete.
Në të njëjtën mënyrë, Allahu e ka bërë zyrtar të autoritetit politik
suprem dhe obligimin për të shkuar në luftë si ekskluzive për ta.
Çështja e dëshmisë shikohet gjithashtu në të njëjtën mënyrë sepse
Allahu thotë:
"Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë
se nuk janë dy burra, atëherë një burrë e dy gra, nga dëshmitarët që
i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej
tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra". [Sura el-Bekare: 282]
Të tjerët duke përdorur këtë metodë kanë cituar disa vepra adhurimi
si fakti që faljen e xhumasë dhe faljen me xhamet janë të
detyrueshme vetëm për burrat dhe jo për gratë.
Fakti që burrat lejohen të kenë katër gra ndërsa gratë nuk mund të
kenë më shumë se një burrë ose faktin që burrat kanë zgjedhjen
ekskluzive të divorcit të menjëhershëm i janë shtuar kësaj si një
interpretim.
Përsa i përket këtyre dy metodave, ka dy vështrime që ne mund të
bëjmë:
"I pari është që ndjekësit e të dyja këtyre metodave bien dakord mbi
një preferencë të burrave mbi gratë mbi bazën e fjalëve të
Allahut "...për shkak të asaj që shpenzojnë për t'i mbështetur ato
nga pasuria e tyre".
E dyta është që opinionet e komentuesve porsa i përket se preferenca
nëse i referohet natyrës së burrave dhe grave apo jo është e gjitha
e mbështetur mbi ixhtihadin e tyre, pra sipas kuptimit të tyre të
vargut kur'anorë. Sido qoftë, do të ishte e drejtë të themi që
Allahu me të vërtetë ka dalluar burrat me profetsi, zyrë politike
supreme, pjesëmarrës në luftë ose shërbim ushtarak midis gjërave të
tjera të ndryshme sesa ajo e grave. Ky është konkluzioni që do të
bienin dakord të gjithë njerëzit e arsyeshëm.
Obligimi i vendosur mbi burrat nga islami për të mbrojtur dhe
furnizuar gratë duhet të shihet në kontekstin e ndryshimeve të
përbërjes së tyre natyrale dhe qëllimi për këtë është për të
siguruar interesat më të mira të grave.
Ligjet e Allahut gjithmonë janë në përputhshmëri me natyrën dhe
marrin në konsideratë dhuratat unike që Allahu ka vendosur mbi
secilën gjysmë që përbën njeriun e plotë ose të tërë, burrin dhe
gruan, kështu që këto dhurata të mund të përdorën në maksimum të
efektivitetit të tyre.
Ne duhet që të jemi koshient të faktit që të dy burrat dhe gratë
janë krijim i Allahut. Allahu kurrë nuk do ta shtyp asnjë prej
krijesave të Tij. Ai e përgatit secilën nga krijesat e Tij tek
qëllimi që ai dëshiron për të dhe vendos për të aftësi të lindura të
nevojshme për ta kryer atë qëllim.
Allahu e ka bërë ekskluzive cilësitë e grave që ato të mbesin
shtatzënë, të lindin fëmijë dhe t'i ushqejnë ato. Si rezultat, ajo
është natyra e barrës nën kujdesin e atij bashkimi midis burrit dhe
gruas dhe ajo është një përgjegjësi e madhe.
Jo vetëm që është një përgjegjësi e madhe, ajo është kritike, nuk
është diçka që mund të merret lehtë, pa përgatitjen fizike, mendore
dhe emocionale që Allahu e ka dhënë ekskluzive për gratë.
Mbi këto baza, është e drejtë që Allahu ta ngarkojë gjysmën e
njerëzimit, burrat, në detyrën e përmbushjes së nevojave të atyre
grave dhe mbrojtjes së tyre dhe që Ai ka vendosur mbi burrat cilësi
të lindura, fizike, mendore dhe emocionale që do t'i bëjë ata të
aftë ta çojnë në vend detyrën e tyre.
Ai kërkon burrave të jenë përgjegjës financiarisht për gratë nën
kujdesin e tij, përderisa kjo është rrjedhojë e nevojshme e detyrave
që ai duhet të kryej. Këto dy element janë esencialisht ato gjëra
për çfarë flet vargu.
Është interesante për të treguar që shembujt e dhënë nga
komentatorët të cilët ndjekin një metodë ligjore gjëra si Profetsia,
zyra supreme politike, shërbimi ushtarak dhe kryerja e disa riteve
fetare si Ezani dhe falja me xhemat dispozita natyrale të burrave.
Arsyeja janë vetëm detyrë i përshtaten burrave është sepse burrat
nuk janë të zënë me burrat me punët e shtëpisë që do t'i pengonin
ata për t'i kryer.
Megjithëse Profetsia, p. sh., është një nder i nivelit të lartë, nuk
do të thotë që kjo është pse burrat janë përgjegjës të grave.
Dallimi i Profetsisë nuk mund të derivohet nga këto detyra dhe as
nuk është tregues i ndonjë preference të përgjithshme të burrave
porsa i përket grave. Por është një fakt që të gjithë profetët kanë
qenë burra.
Ndërsa, kur ne shohim tek detyrat fetare si ezanin, udhëheqjen në
namaz dhe mbajtjen e hytbes ditën e xhuma, ne duhet ta dimë që këto
detyra i janë dhënë burrave me ligjin islam. Në asnjë mënyrë kjo nuk
do të thotë që është e nevojshme që burrat janë të dalluar ne çdo
gjykim tjetër të mundshëm. Nëse Allahu në vend të kësaj do t'ia
kishte bërë obligim këto detyra fetare të grave, kjo nuk do t'i
pengonte burrat nga përgjegjësia në mbrojtje dhe furnizim.
Unë duhet ta ritheksoi që përgjegjësia i është dhënë burrave mbi
gratë në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohimin e identitetit të
gruas, qoftë në kontekstin e shtëpisë ose pozitën e saj në shoqëri.
Ai është vetëm një rol që duhet të luhet nga burrat brenda ambientit
familjar kështu që ky institucion social i rëndësishëm mund të
menaxhohet në një institucion të dhënë nuk mohon e as zvogëlon
individualitetin ose tw drejtat e të tjerëve të cilët i kanë të
përbashkëta ose atyre të cilët punojnë për të. Islami qartësisht e
ka përkufizuar çfarë përgjegjësia mbi gratë do të thotë, kujdes dhe
mbrojtje, edukatë dhe sjellje dhe të gjithë përgjegjësitë që janë të
shoqëruara në fe.
Si Profeti, e vendosi këtë detyrë në praktikë. Profeti nuk ishte një
perandor i cili bëhej Zot mbi familjen e tij. Kur ne shohim me
kujdes në jetën e tij, ne do të shohim dëshminë më të bukur që
dikush ka thënë, që përgjegjësia për gratë në asnjë mënyrë nuk
përfshin egërsinë, detyrimin ose shtypjen.
Aisha radiallahu anhe ka thënë rreth burrit të saj: "Kur ai ishte në
shtëpi ishte tërësisht i angazhuar me punë shtëpie".
Ai ishte tolerant. Një nga gratë e tij u zgjua në mes të natës dhe
zbuloi që Profeti nuk ishte përkrah saj megjithëse ishte nata e saj
për ta pasur atë. Ajo na tregon që ajo e mbylli derën duke menduar
që ai ka shkuar tek njëra nga gratë e tjera në natën e saj. Kur ai u
kthye pas një kohe të shkurtër pa që ajo ja kishte mbyllur derën dhe
e kishte lënë jashtë dhe i tha asaj ta hapte derën, ajo i kërkoi
atij të shpjegohej se përse kishte ikur. Ai më qetësi i tha asaj që
ai vetëm kishte patur nevojë të shkonte për nevoja personale në
banjë.
Në shumë raste, gratë e tij do të debatonin me njëra-tjetrën në
prezencën e tij. Ai asnjëherë nuk u zemërua. Ai gjithmonë i zgjidhte
problemet e tyre me urtësi. Këndshmëri dhe ndjeshmëri, asnjëherë në
ashpërsi.
Kjo na tregon ne për rolin e burrit si përgjegjës të grave.
Në një rast gruaja e tij Hafsa e shau gruan tjetër Sefijen duke i
thënë: "Vajzë çifuti". Kjo ishte e vërtetë sepse babai i Sefijës,
Hubej Ibën Aktab ishte në fakt një çifut i cili kishte vdekur pa e
pranuar islamin.
Prapë, një koment i tillë është bërë për ta fyer personin e Sefijes,
i cili është edhe më i dhimbshëm sepse i vinte nga gruaja tjetër.
Kështu kur ajo dëgjoi çfarë Hafsa kishte për të thënë, ajo kishte
filluar të qante.
Profeti pastaj erdhi dhe e pyeti atë pse po qante. Ajo i tha: "Hafsa
më ka quajtur vajzë çifuti".
Kësaj Profeti ju përgjigj: "Me të vërtetë, ti je vajza e një
profeti, xhaxhai yt ishte një profet dhe ti je një grua e një
Profeti, kështu çka ajo që të mburret ty?"
Ai pastaj ju kthye Hafsas dhe i tha: "Frikësoju Allahut, O Hafsa".
Në një hadith tjetër, Profeti është thënë se i është kthyer Sefijes
dhe i ka thënë: "Pse nuk the, kështu ti mund të jesh më mirë sesa
unë? Muhammedi është burri im. Haruni është babai im dhe Musa është
xhaxhai im.
Sefija ishte një pasardhëse e Harunit. Kështu kur Hafsa sugjeroi që
të qënurit e Sefijes vajzë e një çifuti ishte diçka e keqe, Porfeti
i tregoi Hafsës një mënyrë tjetër për ta parë atë, që Sefija ishte
një pasardhëse e Profetit Harun dhe që xhaxhai i saj Musa dhe burri
i saj ishte Muhammedi, kështu që nuk kishte asnjë farë arsye të
turpërohej.
Kushdo që e ka marrë statusin e burri në islam si përgjegjës i grave
dhe e përdor atë si pretekst për t'i shtypur gratë është duke kryer
një krim kundër islamit.
Islami i ka garantuar grave të drejtat e tyre si individ, duke
përfshirë të drejtën e tyre për të pasur dhe shprehur opinionet e
tyre. Sunneti është plotë me shembuj të tillë.
P. sh., Khaula bint Thelanah u ankua tek Profeti rreth burrit të saj
i cili u betua që nuk do të bënte marrëdhënie duke i thënë asaj se
je si shpinda e nënës time, Allahu shpalli vargun
kur'anorë: "Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me
ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-
llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh
çdo punë'. [Sura el-Muxhadele 1] i ndjekur nga vargjet duke e dënuar
atë zakon të keq.
Kemi një tjetër rast, një vajzë e re ju ankua Aishes duke i
thënë: "Babai im më martoi me djalin e xhaxhait vetëm për të rritur
statusin e tij social. Megjithatë, unë e urrej atë". Kur Profeti
dërgoi ankesën e saj dhe asaj të drejtën për ta anulluar martesën.
Ajo tha: "O i dërguar i Allahut! Unë e kam pranuar çfarë babai im la
bërë. Megjithatë unë dëshiroj të dij nëse gratë a kanë një zgjedhje
në atë çështje".
Pastaj kemi historinë e Burejrahs dhe burrit të saj Mughith. Të dy
ata ishin robër. Kur ajo e mori lirinë e saj, ajo kishte të drejtën
ligjore të qëndronte me burrin e saj i cili ishte ende rob ose ta
linte atë. Ajo zgjodhi ta linte atë dhe ai filloi ta ndiqte pas,
duke ju qene asaj për ta kthyer tek ai. Profeti i tha asaj: "Sikur
ti të kthehesh tek ai".
Ajo e pyeti: "O i dërguar i Allahut! A je duke më urdhëruar mua?"
Ai i tha: "Jo. Unë jam vetëm duke të përgjëruar në emër të tij".
Ajo ju përgjigj: "Atëhere unë nuk kam nevojë për të".
Në një tjetër rast, një grua erdhi tek Profeti duke u ankuar që
burrat i jepen mundësia për shërbim ushtarak, falje me xhemat dhe të
tjera gjëra. Profeti i tha asaj që ishte i kënaqur me pyetjen dhe me
mënyrën e sjelljes së saj.
Gjatë sundimit të Halifit Umar Ibën Hatab, ne shohim historinë e një
gruaje e cila e kritikoi atë gjatë kohës kur ai ishte në minder
rreth një çështjeje që ai dëshironte të thoshte. Kësaj ai ju
përgjigj publikisht: "Umari e kishte gabim dhe kjo graja e ka mirë".
Ne po flasim për të drejtën e gruas për të folur me mendjen e saj
kohërave të shtetit, e jo me burrave të tyre. Nga kjo, na duhet të
bëhemi të aftë të mbajmë statusin e burrave si përgjegjës të grave
në një perspektivë të drejtë.