Kandidati presidencial për zgjedhjet në Iran, Hassan Rouhani ka gjasa të marrë ulësen e Mahmud Ahmedinexhad, në bazë të rezultateve të fundit, me rreth 14 për qind të totalit të votave të numëruara.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Hasan Rouhani, një ish negociator bërthamor, kryeson me 52.3 për qind të votave të numëruara.
Rouhani është pasuar nga kryetari i Teheranit Qalibaf Mohammad Bekir, me 17.3 për qind të votave.
Në vendin e tretë ishte kryenegociatori bërthamor të Iranit, Saeed Jalili, i ndjekur nga Mohsen Rezaei, ish-kreu i Gardës Revolucionare
Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Iranit, Press TV tha se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale ka qenë rreth 80 për qind.
Vendvotimet qëndruan të hapura deri pesë orë më vonë se sa ishte planifikuar, pasi miliona iranianë dolën për të hedhur votat e tyre.