Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Bën Durimi fiton Xhennetin Wed 30 Dec 2009 - 19:19 | |
| DURIMI
Es'habi kiram, e nderuara Rumejsa tregon: Fëmija im ishte i sëmurë. Babai i tij Ebu Talha kishte shkuar diku, gjatë kësaj kohe fëmija vdiq. U u kthye në shtëpi babai i fëmijës më pyeti: (Si u bë i sëmuri?). l'u përgjigja (Nuk ka kaluar asnjë natë më mirë se sot). Më pas i solla për të ngrënë dhe filloi të hante. Atë ditë u stolisa më shumë se zakonisht dhe dukesha e gëzuar. I thashë burrit: - Pata lënë dicka amanet tek komshinjtë. Kur shkova pas disa kohësh për ta marrë amanetin ma dha pa dëshirë, sikur t'ia kisha falur atë gjë, sikur të mos mjaftonte filloi edhe të qante... Ebu Talha tha i habitur: - Gjë e cuditshme si ka mundësi që njeriu ta ketë të vështirë të kthejë tek i zoti dicka që i'a kanë lenë amanet? Këtu nderhyra menjeherë duke thënë: - Edhe djali jot ishte dhurata e Allahut, ishte një amanet tek ne. Allahu sot e kërkoi amanetin që na pati lënë dhe e mori. Ebu Talha bëni durim të madh edhe tha: - Të gjithë tek Allahu do të kthehemi. Në mëngjes Ebu Talha i'a tregoi këtë ngjarje Resulullahut. Resulullahu tha: (Nata e mbrëmshme qoftë një natë e begatshme për ju. Keni kaluar një natë të madhe. Kur u futa në Xhennet, kam parë aty Rumejsën, gruan e Ebu Talhes.) | |
|