Kjo frazë është një paralajmërim shumë i rëndësishëm për çdo musliman.Nëse një musliman mundohet të bëjë një punë të hajrit (të mirë), atëherë shejtanët dhe njerëzit në formë të shejtanit, do të mundohen ta pengojnë atë. Në këtë rast, ai person duhet të lidhet vrullshëm pas fuqis së ihlasit (sinqeritetit).
Nëse veprat e mira i bëjmë vetëm për hir të Krijuesit dhe për të fituar pëlqimin (rizanë) e Zotit, atëherë shumë lehtë mund t'i tejkalojmë pengesat.Nëse një punë e fillojmë duke thënë. "E bëj për hir të Zotit", kjo do të thotë se ne tanimë e posedojmë fuqinë dhe përkrahjen e ihlasit dhe se ajo punë tani për ne është e lehtë për ta bërë.Një punë e filluar me këtë mendim nuk ka gjasa të ngel pa mbaruar.Veprat apo punët e mira dhe të hajrit duhet t'i fillojmë, t'i vazhdojmë dhe t'i mbarojmë në mënyrë më perfekte.
Në shtetet e prapambetura janë shumë përhapura fjalët, "nuk mundem ta bëj", "nuk mund të merem me këtë gjë" etj.Në fakt , nëse ne mendojm se "Atdheu është sikur një arkë, kurse feja gjendet në brendinë e asaj arke,këtë shtet ne duhet që ta zhvillojmë" dhe të punojmë për të, duke kërkuar pëlqimin e Zotit.Atëherë ai shtet patjetër që do të zhvillohet.
Duhet ta lexojmë mirë librin e universit.Duhet marrë mësim nga ngjarjet që ndodhin në univers.Frutat, së pari çel;in lule.Bërthama e qershisë fillon me punë,së pari duke çelur lule. Dhe, derisa të bëjë qershi, ajo vazhdon të rritet.Pasi të çel lule, nuk dështon me punën e saj,dukemjaftuar vetëm me lulen, por vazhdon deri sa të japë qershi.Sepse mirësitë që i posedon qershia, lulja nuk i posedon.Era dhe stuhitë,retë e ngarkuara me shi, i lëshon në tokë që janë të etura për ujë; nuk thotë se kam bërë një rrugë të gjatë dhe me vete mbaj një peshë të madhe dhe ta lëshojnë në ndonjë maje të malit,por e çon atë në vendet që kanë nevojë dhe tokat në ato vende gjallërohen edhe një herë.
Një mësuese që kishte ardhur të më vizitojë, më tha se çdoherë që të planifikoj të shkoj në ndonjë ligjeratë fetare, i del ndonjë pengesë.Ose del ndonjë problem me fëmijët në shkollë, ose e thirë ndonjë kushëri që kurë nuk është lajmëruar më heret që t'i vijë në vizitë, ose i del ndonjë sëmundje.
Më vonë ia ktheva në këtë mënyrë: "Vallë, a mendoni se pengesat që ju ndodhin juve janë më të shumta se pengesat e mia?
Në njërën anë do të kemi pengesa, mirëpo nga ana tjetër ne duhet të vazhdojmë me punë.Një zonjë që merr ojesë në një ligjeratë, mëson edhe një anë të mirë të islamit.Zonja hoxhë do të fitoj sevape.
Do ta fioj lumturinë e përjetshme.A mund të fitohet aq lehtë një gjë e tillë?Shpesh i dëgjojm njerëzit, duke thënë: pse mua më gjejnë këto pengesa.Do të ishte më mirë nëse do të thoshim kështu: falenderoj Zotin që jam në rrugë të drejtë.Për të kaluar atë sprov duhet të lutem,i shumë.Sepse Zoti që është Rahman (mëshirbërës), dhe na sprovon , por edhe na ndihmon që t'i tejkalojmë sprovat.
Nuk duhet harruar se ajo gjë që neve na duket e vështirë, është edhe çmimi që e paguajmë për ta fituar xhennetin. Xhenneti nuk është i lirë.Vështirësia, qoftë e vogël apo e madhe,duhet ta forcojë njeriun dhe t'i shtojë vullnetin për punë.Pengesat nuk duhet të na bezdisin.Edhe tejkalimin e pengesave duhet ta pranojmë si një lloj adhurimi.Rruga që shkon për në xhennet është e përbërë prej adhurimeve.
Hakimoglu Ismail