Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Cili islam dhe cilët musliman?! (Temë islame) | |
Natyrshëm njerëzvë iu lind pyetja: “Nëse Islami është zgjidhje për të gjitha problemet materiale dhe shpirtërore që ekzistojnë, atëherë përse nuk është zgjidhje për hallet e myslimanëve?” Të qenit shkak për një pyetjeje të tillë është mëkati më i madh për një mysliman. Prandaj është krejt e qartë se ne si myslimanë po përjetojmë një problem shumë serioz në përfaqësimin e Islamit. Një shkrimtar i yni thotë: “Kjo botë ka nevojë për Islamin, ndërsa Islami ka nevojë për myslimanët.” Është detyrë kryesisht e myslimanëve, predikimi i Islamit simbas natyrës së vërtetë të tij, si vendstrehimi dhe shpresa e vetme e njerëzimit. Ne do ta kemi të pamundur të shpëtojmë prej problemeve dhe vështirësive, derisa të kuptojmë dhe zbatojmë drejt Islamin. Madje ky keqkuptim dhe keqzbatim i Islamit do t’i shtojë edhe më shumë problemet tona. Mirëpo cili është Islami i vërtetë? | |
|