Ministri i jashtëm i Iranit ftoi presidentin e Egjiptit do të vizitojë Teheranin përsëri, një shenjë e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që prej kur Egjipti udhëhiqet nga qeveria e Mursit.
Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi diskutoi për krizën në Siri, gjatë takimit që pati me presidentin Mohammed Morsi, i cili ka nisur një nismë vizite në katër vend, për t'i dhënë fund luftës civile që ka marrë jetën e më shumë se 60.000 njerëz në 22 muaj.
Kjo ishte vizita e tretë e zyrtarëve Iranian, që kur Egjipti udhëhiqet nga presidenti Mursi. Marrëdhëniet diplomatike, u reduktuan pas Revolucionit Islamik të Iranit të vitit 1979, dhe traktatit të Egjiptit për paqe me Izraelin. Këto marëdhënie mbetën të ftohta gjatë sundimit tre-dekadësh të presidentit Hosni Mubarak, i cili u rrëzua në një kryengritje popullore në vitin 2011. Por lidhjet e këtyre dy vendeve filluan të ngroheshin, pasi vetëm tri javë pasi Mursi e mori pushtetin, ai vizitoi Iranin.
Bisedimet ndërmjet ministrit të jashtëm Iranian dhe presidentit të Egjiptit u koncentruan kryesishmt në luftën në Siri, pasi Irani është aleati kryesor i Sirisë, dhe fqinji i saj rajonal. Egjipt ka shkallëzuar prishjen e marrëdhënieve të e saj diplomatike me regjimin e Presidentit sirian Bashar Al Asadit, një vit më parë, kur ajo tërhoqi ambasadorin e saj nga Damasku.
Egjipti ka qenë duke punuar për të zgjidhur krizën duke përfshirë bisedimet me Iranin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, por iniciativa e saj nuk ka bërë progres.
Megjithatë, ministri jashtëm Iranian Salehi vlerësoi përpjekjet e Morsisë.
"Egjipti është një partner i pranueshëm për të gjithë të përfshirët në negociata". "Ne shpresojmë që vendet e rajonit të bashkohen për të gjetur një zgjidhje në Siri dhe për të parandaluar çdo ndërhyrje të huaj".
Salehi tha se vendet e tjera myslimane kanë shprehur interesim të marrin pjesë në iniciativë, përfshirë këtu Indonezia, Pakistani dhe Malajzia.
Në dhjetor, Irani qarkulloi një plan paqeje të paqartë për Sirinë, duke bërë thirrje për një qeveri kalimtare dhe zgjedhjet për parlament dhe presidenciale, pa deklaruar se Assad duhet të mbetet në detyrë.
Plani shënoi një ndryshim në mbështetjen e palëkundur e mëparshme të Iranit për Assadin.
/mesazhi/