Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Presidenti serb i hidhërohet Egjiptit Tue 5 Mar 2013 - 21:31 | |
| Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç i është lutur Egjiptit që të rishikojë vendimin e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës, para zyrtarizimit të tij. Në një intervistë për gazetën egjiptiane “Al Ahram”, Nikoliç ka kërkuar nga qeveria e Kajros që të shqyrtojë sërish argumentet e paraqitura nga Beogradi. Megjithatë, presidenti serb është shprehur i vetëdijshëm se njohja e pavarësisë nga Egjipti mund të zyrtarizohet dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë gjë. “Me trishtim do të më duhet të mendoj për atë që do të pasojë nëse Egjipti njeh pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Nikoliç për të përditshmen egjiptiane. Presidenti serb ka shtuar se, ka paralajmërime se vende të tjera islamike mund ta njohin Kosovën, si pasojë e presioneve të Perëndimit.[justify] | |
|