Në vazhdimin e gjykimit ndaj terroristit norvegjez Anders Breivik, ai ka thënë se formimi i tij i tillë është falë inspirimit nga Serbia. Gazeta britanike The Guardian raporton sesi ai ka udhëtuar disa herë në Liberi për të takuar një kriminel serb, që norvegjezi e konsideronte hero.
“Identiteti im, në njëfarë forme, është importuar nga Serbia. Serbët kanë luftuar dhe kanë vdekur gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë, në vitin 1999. Ata kishin një mentalitet të krusadreëve(luftëtarë të krishterë), që më inspiroi”, ka thënë vrasësi masiv në gjykatë.
Gjykatë në Oslo dyshon se ai në Liberi takon personin që akuzohet për vrasjen e kryeministrit Zoran Djindic.Në korrikun e vitit të kaluar, terroristi norvegjez vrau 77 persona në Oslo dhe Utoya, mes të cilëve edhe kosovaren Lejla Selaci. /indeksonline/