Fanatiku i krahut të djathtë që ka pranuar vrasjen e 77 njerëzve në masakrën e vitit të kaluar në norvegji, është paraqitur para gjyqit sot, por, ka thënë se nuk e njeh autoritetin e gjykatës. Anders Behring Brejviku, 33 vjeçar akuzohet për terrorizëm dhe për vrasjen e 77 njerëzve më 22 korrik të vitit të kaluar, tetë në shpërthimi në Osllo dhe 69 kryesisht të rinj, në ishullin Utaja, në të njëjtën ditë.
Breivik tha se vrasjet janë bërë si shenjë proteste kundër politikave liberale te imigrimit të Norvegjisë dhe kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur Norvegjinë nga myslimanët. Breivik, që ka ngritur grushtin në shenjë përshëndetje derisa ka arritur në gjykatë, ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, meqë, sipas tij, “ajo ka mandatin e partive politike norvegjeze, që mbështesin multikulturalizmin”.
Më herët, avokati i Brejvikut Geir Lipestad paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga Brejviku. “Ai jo vetëm që do t’i shpejgoje(veprimet e tij), por do të thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë Lipestad. (rel)