Pasi keqkuptimet rreth muslimanëve janë në rritje, një kompani britanike po i përdorur mediat elektronike për t’i sfiduar paragjykimet kundër muslimanëve dhe të promovojë harmoninë fetare në këtë vend evropian
Kompania mediatike britaneze ‘Media Cultured’ ka marrë iniciativë për prodhimin e një filmi me metrazh të shkurt, dhe me transmetimin e tij në internet, ajo synon luftimin e fanatizmit të padrejtë anti-islam.
Drejtori i kësaj kompanie, Amjid Khazir, në një intervistë për gazetën angleze Gardian në lidhje me këtë ka thënë: “Me prodhimin e këtij filmi ne synojmë integrimin e shoqërive të ndryshme britaneze dhe përhapjen e kulturës së tolerancës mes pjesëtarëve të tyre në fushën e mediave sociale, gjë e cila është hedhur në harresë nga ana e qeverisë.”
Ai, gjithashtu tha se me anë të këtij filmi ata mundohen ta luftojnë fanatizmin anti-islam, e nga ana tjetër ta përhapin kulturën e tolerancës dhe bashkëjetesës mes besimtarëve të feve të ndryshme në këtë vend.
Filmi i quajtur “Combinations”, paraqet tregimin e një personi me emrin Imran Naeem, musliman me profesion trajner i boksit i cili ka bartur stafetën e lojërave olimpike.
Prodhuesit e filmit mundohen që përmes këtij personazhi ta paraqesin imazhin e vërtetë të muslimanëve të Britanisë, dhe të luftojnë imazhin dhe idetë e pavërteta ndaj 2.5 milionë muslimanëve në këtë vend.