Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | Imamët britanik ngrejnë zërin kundër martesave të homoseksualëve | |
Qindra imamë në Britani kanë kritikuar planet e qeverisë për legalizimin e martesave të homoseksualëve "Ne kemi dyshime serioze në ligjin për martesa, i cili përpiqet të legalizojë martesën e homoseksualëve", janë fjalët e 505 imamëve në letrën e hapur të cituar nga Sunday Telegraph më 19 maj. "Si imamë dhe udhëheqës të muslimanëve, kemi përgjegjësi të përmbushim besimin e Zotit dhe t’i paraqesim pikëpamjet tona mbi këto propozime në emër të bashkësive muslimane ku ne veprojmë." Qeveria ka shpalosur planet për lejimin e martesave ligjore mes homoseksualëve në vende të tilla si hotele, por jo në kisha, sinagoga dhe objekte tjera fetare. Kundërshtarët paralajmërojnë se legalizimi i martesave mes personave të gjinisë së njëjtë minon natyrën e martesës. "Martesa është kontratë e shenjtë midis një burri dhe një gruaje e cila nuk mund të redifinohet", thanë imamët. Kjo është hera e parë që udhëheqësit muslimanë kanë bërë një intervenim kolektiv mbi këtë çështje. "Megjithë sigurimeve të qeverisë ne besojmë se kjo do të hapë derën për legjislacione tjera që do të detyrojnë imamët t’i martojnë çiftet homoseksuale", thanë, gjithashtu imamët. "Ne jemi të shqetësuar se ky ndryshim radikal në institucionin e martesës do të ndikoj në atë që mësohet në shkolla", thuhet në letrën e nënshkruar nga imamët dhe udhëheqësit e xhamive nga Londra, Birminghami, Manchesteri, Liverpooli, Leicesteri, Lutoni, Prestoni, Blackburni, Burnleyi , Dewsburyi, Newcastlei, Bradfordi, Huddersfieldi dhe Nottinghami dhe qytetet tjera. "Komuniteti musliman këtë çështje është duke e trajtuar me shumë, shumë seriozitet, sepse tani qeveria është duke ndërhyrë në marrëdhëniet familjare", thotë imami Suliman Gani, kreu i xhamisë Tooting në jug të Londrës, i cili udhëhoqi përpjekjet për mbledhjen e nënshkrimeve. "Unë nuk mund të kuptoj se si ështe e mundur që kjo çështje të futet aq shpejtë, por ne asesi nuk do të heqim dorë." Udhëheqësit muslimanë kanë përshëndetur kritikat e priftërinjve të krishterë të cilët kanë qenë kundërshtarë të zëshëm të qeverisë mbi legalizimin e martesave të homoseksualëve. "Ishin 1 000 priftërinjë që nënshkruan letrën, por ajo u injoruan, pranadaj e kemi obligim që edhe ne ta bëjmë", tha ai, duke iu referuar letrës së publikuar në Daily Telegraph në fillim të këtij viti. "Ne festojmë shumëllojshmërinë, duam të kemi bashkëjetesë paqësore me të gjithë njerëzit, por shqetësimi ynë kryesor në xhami është se si qeveria ndryshon definicionin e martesës dhe çfarë ndikimi do të ketë kjo tek fëmijët." Komunitetet dhe martesat e gjinisë së njëjtë janë të ndaluara plotësisht në Islam, Krishterim dhe në fetë tjera hyjnore. | |
|