Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Aktuale] Votohet ligji që ndalon zërin e ezanit | |
Projektligji për mbrojtjen nga zhurma ka ngjallur reagime të ashpra në Kuvend, duke qenë se kundërshtohej neni 4, i cili ezanin e vlerëson si zhurmë Deputetët thanë se ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën, saktësisht nenin 38, e cila flet për liritë fetare. Megjithatë, në fund me 38 vota për, 30 kundër, projektligji u votua në parim. Deputetët e PDK’së, Vetëvendosjes dhe AAK-së kanë dhënë votën pro Ligjit për parandalimin e ezanit, ligj ky i sponsorizuar nga Ministri i Ambientit, Dardan Gashi. Kështu, përjashtim prej PDK-së ka bërë vetëm deputetja Ganimete Musliu, e cila ka votuar kundër ligjit. Ndërkohë, shumica e deputetëve të LDK-së, me përjashtim të Alma Lames, Vjollca Krasniqi e Sadri Ferati dhe Kimete Bytyqit, të tjerët kanë votuar kundër ligjit. AKR, PD dhe deputetët minoritarë gjithashtu nuk e kanë përkrahur Ligjin, i cili do të ndalon ezanin nëpër xhamitë e Kosovës. Kështu, 38 deputetë kanë votuar këtë Ligj, ndërsa 30 deputet ishin kundër këtij Ligji. | |
|