Tërnava shkarkon imamët
9/22/2011 6:16:10 PM
(INFOSOT) - Bashkësia Islame e Kosovës ka shkarkuar sot kryetarin e Këshillit të BIK-ut të Podujevës Idriz Bilallin dhe kryetarin e Këshillit të BIK në Drenasit Osman Musliu. Të dy këta kishin dalë hapur kundër kreut të BIK-ut javë më parë, duke e themeluar Shoqatën Sindikale të Pavarur të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Lajmin e bënë të ditur kryesia e kësaj Sindikate, me anë një komunikate për media.
“Kryetari i BIK-ut, z. Naim Tërnava, me klanin e tij të brëndshem dhe nën ndikimin e individëve dhe shoqatave të jashtme, ka marr vendim për shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Këshillit të BIK-ut të Podujevës, z. Idriz Bilallin dhe kryetarin e Këshillit të BIK-ut në Drenas, z.Osman Musliun. Kjo është bërë për shkak të themelimit të shoqatës sindikale ditë më parë, si dhe ngritjes së zërit të kësaj shoqate kundër keqmenxhimeve në BIK, si dhe rënies së saj nën ndikimin e individëve dhe shoqatave të jashtme të ngjyrosura me lëvizjet e huaja politiko-islame”, thuhet në kumtesë.
Më tej në kumtesë thuhet se "Kryesia e Sindikatës së BIK-ut këtë vendim të z. Naim Tërnaves e konsideron të pabazë, jolegjitim dhe njëherësh i bënë me dije atij dhe klanit te tij se nuk do të ndalet në kërkimin e se drejtës dhe transparencës për të mirën e institucionit të BIK-ut dhe të vendit mbarë”.