Komuniteti Mysliman i Malajzisë dhe liderët e saj janë tepër të
indinjuar për shkak të trendit më të ri ku imamët dhe hoxhallarët në
filmat horror paraqiten si shfarosës së fantazmave.
Hoxhallarët nën emërtimin “ustaz” paraqiten në filma si shfarosës të
fantazmave, dhe atë në filmat që prodhohen nga kompanitë lokale
(vendëse), të cilat për fat të keq janë shumë të njohur në kinematë e
vendit.
Dijetarët myslimanë dhe imamët i kanë bërë thirrje skenaristëve dhe
regjisorëve të këshillohen me ekspertët fetarë që në këtë mënyrë të
mbrojnë fenë e auditorit (publikut) mysliman, njofton New Straits Times
të hënën.
“Roli i “ustazit” është bërë klishe, aq sa në filmat lokal na
shfaqen si persona që i largojnë shpirtrat e këqij, (fantazmat) dhe
xhindet, ndërsa roli i tyre i vërtetë është t’i prijnë bashkësisë drejt
rrugës së drejtë, deklaroi profesori
Muhamed Azhahari Jusuf nga Universiteti Putra Malaysia.
“Ustazi” duhet të konsiderohet si njeri i cili inkurajon myslimanët
të bëjnë punë të mira në tokë, tha ai, duke u kthyer tek trendi i fundit
i filmave horror ku gjithçka rrotullohet rreth xhindeve dhe fantazmave.
Ai deklaroi se gjithë ky portretizimi i gabuar ka ndodhur si pasojë e
asaj që shumica e skenaristëve dhe regjisorëve të filmave lokal horror
nuk kanë njohuri të thella mbi davetin islam dhe nuk dinë se si t’i
inkuadrojnë elementet e tilla në filmat e tyre.
Thirrësi islam (daiu)
Daud Che Ngah, deklaroi se nuk
është e përshtatshme shpërndarja e filmave horror tek myslimanët, ngase
kjo mund të ndikoj negativisht në besimin dhe praktikën e tyre.
(Breziiri)